Well Albania

PËRGJEGJËS TURNI – TURNI

PËRGJEGJËS TURNI – TURNI

by Well in
77 (views)

Job role insights

  • Closing date

    September 30, 2025

  • Hiring location

    Tirana

Description

  • Kategoria e Punës / Profesioni: Përgjegjës Turni
  • Departamenti: Shitje
  • Tipi i punës: Kohë e plotë, me dy turne
  • Kushtet e punës: 40 orë në javë
  • Eksperiencë: Pak eksperiencë, deri në 2 vite
  • Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
  • Data e përfundimit 30-06-2025
 

PËRSHKRIMI I ROLIT:

Përgjegjësi i Turnit është përgjegjës për:

  • Mbikëqyrjen e operacioneve ditore të dyqanit gjatë turnit të tij/saj;
  • Delegimin efektiv të detyrave te anëtarët e ekipit;
  • Zgjidhjen e problemeve apo situatave që mund të lindin gjatë turnit;
  • Sigurimin e një ecurie të qetë të punës përmes koordinimit të stafit dhe ofrimit të një niveli të lartë të shërbimit ndaj klientit.
 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Mbikëqyrja e funksionimit të dyqanit gjatë turnit të caktuar;
  • Menaxhimi i orareve të stafit dhe mbulimi i mungesave të mundshme;
  • Përgatitja e raporteve pas përfundimit të turnit dhe verifikimi i arkës dhe shitjeve;
  • Trajtimi i kërkesave dhe ankesave të klientëve;
  • Ruajtja e pastërtisë dhe organizimit të ambienteve të dyqanit;
  • Asistimi në menaxhimin e inventarit dhe plotësimi i produkteve;
  • Trajnimi dhe mentorimi i stafit të ri apo ekzistues;
  • Sigurimi i përputhshmërisë me procedurat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Punon në kasë dhe kryen çdo proçes pune të nevojshëm në dyqan;
  • Drejton ekipin përmes shembullit personal.
 

KUALIFIKIME

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme si Përgjegjës Turni apo në një rol të ngjashëm në sektorin e retail-it.
  • Aftësi të forta lidershipi dhe marrje vendimesh;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Njohuri të mira të programeve MS Office;
  • Fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme.
  SHËNIME   Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në me email duke klikuar këtu ose apliko nga WhatsApp. Ne ofrojmë:
  • Pagë motivuese;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike;
  • Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
  • Vlerësim sipas performancës.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale" GDPR

Interested in this job?

237 days left to apply

Apply now
Apply for this job

Cancel
Apply now
Send message
Cancel