Zevendes Menaxher Dyqani WELL Durres

Zevendes Menaxher Dyqani WELL Durres

by Well in
79 (views)

Job role insights

  • Date posted

    December 4, 2024

  • Closing date

    January 3, 2025

  • Hiring location

    Durres

Description

Përshkrimi

WELL SH.P.K., për rrjetin e tij drugstore dhe në kuadër të zgjerimit të aktivitetit për qytetin e Durrësit, kërkon të rekrutojë punonjës të kualifikuar në pozicionet: Zevendes Menaxher Dyqani Funksioni baze dhe qellimi i pergjegjesive : Zëvendës Menaxheri Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarëvajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
  • Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
  • Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
  • Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
  • Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
  • Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
  • Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
  • Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
  • Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
  • Asiston klientët në proçesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë;
  • Raportimi mbi ecurinë e punës.

Kualifikimet

  • Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;
  • Eksperiencat e punës: Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Office (Word, Excel);
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Fleksibilitet për pune me 2 turne.

Shënime

Ne ofrojmë:
  • Pagë motivuese;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike;
  • Kontratë të rregullt pune;
  • 40 orë pune në javë;
  • Vlerësim sipas performancës;
  • Leje vjetore;
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: well.rekrutime@alkosgroup.al

Interested in this job?

12 days left to apply

Apply now
Apply for this job

Cancel
Apply now
Send message
Cancel